Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Intervista Altuna Sejdiu – Tuna, fituesja e çmimit “Best Female Video” në “Video Fest”
Visari: - U kthyet nga Prishtina me një çmim tjetër…
Altuna Sejdiu TUNA: - Ishte një kënaqësi e veçantë. Këngëtari nuk punon për të marrë çmime, por kur punon profesionalisht atëherë çmimet vijnë. Ky është një satisfakcion i madh për një artist, një shpërblim që të motivon edhe më shumë… Kënaqësi të veçantë të jep edhe publiku, kur e pranon një këngë, e këndon atë… Kështu ndodh edhe me këngën “S’ka më diktaturë”, me një mesazh shumëkuptimësh.
Visari: - Njiheni si këngëtare prapa së cilës qëndron një ekip i tërë. A bashkëpunoni edhe me artistë të tjerë?
Altuna Sejdiu TUNA: - Po. Mendoj se bashkëpunimi është i domosdoshëm për të ndërtuar një karierë të suksesshme. Bashkëpunoj me këngëtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe fatmirësisht deri më tani nuk kam pasur asnjë konflikt. Në aspektin profesional kam bashkëpunuar edhe me Albertin, një këngëtar që jeton ne New York.
Visari: - Me çka merreni përveç muzikës?
Altuna Sejdiu TUNA: - Jam studente në vitin e parë në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit - dega mediumet, në UEJL. Kam shumë obligime profesionale, kurse në atë pak kohë të lirë që më mbetet, rri me njerëzit që i dua. Përveç kësaj ushtroj dhe përgatitem për koncertin personal që duhet të mbahet në shtator.
Visari: - Çka të disponon dhe të nervozon?
Altuna Sejdiu TUNA: - Më disponon Klajdi, qeni im, me gjestet e tij. Më disponojnë njerëzit që më tregojnë lajme të mira dhe kanë energji pozitive. Disponohem kur jap provime… Më nervozojnë njerëzit dyftyrësh, cinik dhe vetjak… Nervozohem kur s’arrij t’i kryej me kohë të gjithë obligimet.
visari-Një pyetje të rëndomtë: a je e dashuruar?
Altuna Sejdiu TUNA: - (qesh) Adhuruesit e mi dhe ata që më duan kanë mjaft nga unë: dy albume dhe këngë që flasin për jetën time. Visari: Si fëmijë këngët tuaja shprehnin rrebelizëm, a është kjo natyra juaj dhe sa keni ndryshuar nga fëmijëria?
Ermali: Po është normale se si fëmijë je pak më “rrebel”, unë tani kam 17 vjet dhe jam në një moshë që më bënë të jam më i pjekur dhe normal që kam ndryshuar.
Visari: Çfar ndikimi ka në karrierën tuaj dhe në jetën private fakti që jeni djali i Sabri Fejzullahut?
Ermali: Me ka ndihmuar shumë, emri i Sabri Fejzullahut është i madhë dhe kam pasur fatin që jam djali i Sabri Fejzullahut?
Visari: A do të ishit këngëtar edhe sikur të mos ishit djali i Sabri Fejzullahut?
Ermali: Nuk e di kjo është një diçka që zoti kështu ka dashtë që të jam djali i Sabri Fejzullahut, dhe unë muzikën e kam në shpirt.
Visari: Sa është muzika juaj komerciale?
Ermali: Unë mundohem që të kam muzikën më origjinale në shqip dhe jo të kam muzik komerciale të përkthyer nga sllavja, greqishtja, turqishtja dhe t’i këndoj në gjuhën shqipe sepse gjëja më e keqe për një artist është që të përkthej këngë nga gjuhë tjera, çdo herë mundohem që tekstet e këngëve që unë këndoj të kenë kuptim në gjuhën shqipe.
Visari: Si filloi bashkëpunimi juaj me Sinan Hoxhen?
Ermali: Ishte ideja e përbashkët që të këndojm një këng të vjëtër patriotike, ka qenë më interesante sepse po t’a këndonte një plakë nuk do të ndryshonte shumë sepse atyre ju shkojn këto këngë të vjëtra patriotike, mirpo t’a këndoj një djalë i ri këtë këngë të vjetër patriotike ka qenë krejt diqka tjetër.
Visari: Sa keni bashkëpunim me këngëtar tjerë?
Ermali: Unë bashkëpunoj më shumë këngëtar dhe kam raporte të shumë të mira, fakti që unë kam një duet me Sinan Hoxhen na bënë që më shpësh të jëmi bashkë nëpër mbrëmje të ndryshme nëpër Europë si në Gjermani, Zvicërr, Belgjikë, Suedi, Francë, Itali dhe në çdo vend ku ka shqipëtar.
Visari: Në spotet e juaja dhe gjithashtu në skenë shoqërohesh me femra të bukura, çfarë raporte keni me to dhe a të ka ndodhur ndonjëherë që mbrapa skenës t’a puthësh ndonjëren prej tyre?
Ermali: Femrat që më kanë shoqëruar kanë luajtur rolin e aktoreve në spotet e mia dhe nuk e di pse shumica mendojn që unë kam puthur ndonjëren prapa skenës, mirpo nuk është e vërtet, ato faktikisht as nuk i njohë kanë qenë nga Maqedonia dhe nuk kam pasur asnjë lidhje me to.
Visari: Çka është muzika pë ju ?
Ermali: Muzika është diqka që më flen në shpirt ndoshta në jetë do të mundem që mos të bëjë albume, mos të dal në TV mirpo muzikën do t’a kam gjithëmon në zemër.
Visari: A keni ndonjë problem kur dilni në skenë ?
Ermali: Unë jam mësuar me babin që është këngëtar dhe nuk kam hasur në ndonjë vështërsi.
Visari: Çfar po punoni këto ditë ?
Ermali: Jam duke e përgatitur albumin më të ri i cili do të ketë 10 këngë dhe kam bashkëpunim me shumë kompozitor dhe tekstëshkrues nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, albumi do të jetë larmi e njëjtë sikur albumi i parë.
Visari: A jeni i dashuruar?
Ermali: Unë kur të dashurohem edhe do të martohem.
Visari: Sa keni kohë të lirë dhe ku e kaloni atë ?
Ermali: Kohë të lirë kam shumë pak, çdo herë vikendeve jam nëpër koncerte jashtë vendit, mundohem që të gjejë kohë të dal me shoqëri në vende të caktuara, diskotekat dhe daljet në orët e vona nuk i preferojë.
Visari: Sa i kushtoni rëndësi shkollimit tuaj ?
Ermali: Shkollën e kam primare jam në një Kolegj Amerikan dhe tani e përfundoj shkollën e mesme dhe do të vazhdoj në fakultet, mundohem që në mësime të jam i mirë.
INTERVISTA ME GENTA ISMAJLI DHE MILOTIN
Disa producent Amerikanë janë të njohtuar për famën e Gentës dhe kualitetet e saja, dhe jemi dakord ta provojmë. Një këngë e Gentës në Anglishtë do të garoj, dhe do të shohimë.
Visari: Qe një vitë jeni bashkë, pse nuk e keni bërë publike lidhjen e juajë gjerë tani Genta:
Genta Ismajli: Unë në intevistat e para që ia kamë dhënë gazetave dhe Revistave, kamë thënë se jamë e dashuruar.
Miloti: Ndoshta kemi hezituar pakë, jo pse nuk kamë pasur besim në vete, por duke e marrë parasyshë vendin se ku jetojmë.
Visari: A janë në dijeni prindërit e juajë për këtë lidhje dashuria ?
Genta Ismajli: Po familja ime po, por edhe e Milotit. Familja e Milotit më donë shumë, por edhe unë i dua, edhe familja ime e do Milotin shumë, por mendoj se mungesa e familjes sime në Kosovë, më shtinë më shumë ti dua Prindërit e Milotit.
Visari: Zakonishtë fytyrat publike si ju, ka thashethëme për ju, cilat thashethëme i keni dëgjuar gjerë tani ?
Genta Ismajli: Miloti e Genta ishinë ndarë, ishinë martuar, fejuarë, këto janë të funditë.
Visari: Na intereson a jetoni bashë apo jo ?
Genta Ismajli: Jetojmë bashkë, ka kohë qe një vitë e gjysmë.
Miloti: Ne dy duheshim, meqë unë kisha banes në Prishtinë e Genta nuk e kishte familjen në Prishtinë, pse atëher mos të jemi bashkë.
Visari: A keni planifikuar për Martes ?
Genta Ismajli: Për martes mendojmë gjithëher, por njëher jemi të koncentruar në punë, dhe kurë ti kryejmë disa punë at¨her do të vie edhe Martesa:
Miloti: Ky është mendimi i Gentës, sepse për këtë punë flasinë burrat, sa i përketë martesës Genta nuk kam e marrë veshë aspakë, sepse një ditë kur ti ulemë në gjunjë dhe të ja vë unazën.
Visari: Genta kemi dëgjuar se këto ditë del edhe Albumi juajë i ri, dhe keni deklaruar se do ta bombardoni shumëkë ?
Genta Ismajli: Unë nuk kamë deklaruar se do të bëjë bum, e as nuk do ta bombardoj dikë, por kamë punuar shumë në këtë Albumë, dhe nëse e pëlqejnë mirë atëher e nëse jo, ajo është e rëndësishëme për mua.
Miloti: Kemi punuar shumë për këtë Albumë me shumë kompozitor të mirë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ku i falëmderojë përzemërsishtë