Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
Poezi
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.


Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.


Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.


Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.


Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,


Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,


Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,


Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,


Dua ta djek trupn' e kretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,


Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë.


Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.


O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.


Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.


Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.


Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,


Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.


Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë


Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?
  Mejtimi

Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll'i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit' e artë.
Retë, nga pak' e nga pakë,
Marrën një tjatër fytyrë,
Bënenë të kuqe flakë,
E deti ndrin si pasqyrë.
Oh! sa të bukura janë
Fushatë që gjelbërojnë,
Qiejtë që s'kanë anë,
Luletë që lulëzojnë,
Zoqthitë që flasin belbër
E fluturojnë ndë erë,
Pyll'i veshur më të gjelbër,
Deti i qet' e i gjerë,
Lumi që nxjerr oshëtimë,
Që bubullin nëpër male
Dhe ikën me fishëllimë
Nëpër fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurë me bar,
Me lule, me gjeth, me fletë,
Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar,
Ahu me krye përpjetë!
Më çdo kënt edhe më çdo vis
E më çdo çuk' e çdo brinjë
Shoh një plep, një vith a lis,
Një qarr, një bush, një dëllinjë.
Hap sytë dhe përqark shikonj
Fushë, limë, brigje, male,
Edhe të shkuarat kujtonj
Një nga një, dalengadale.
Për ata që janë ndarë
Prej nesh, që rrinim gjithë tok
Edhe më s'i kemi parë,
Që i patmë shpirt edhe shok,
Zëmëra më përvëlohet
Edhe them vallë ç'u bënë,
Kur shoh që koha po ndrrohet
Dhe të mugëtit ka rënë,
Po rrjeth nëpër hapësirë
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errësirë,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kështu rrotullohet moti,
Yjt' e hëna sytë hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinë, po gjithënjë çapin.
Lumi me një psherëtimë
Ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,
Që përhapetë përmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti.
  Dimër

Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi... Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle. Vaje


Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë
Lotët që kam derdhur, s'më janë dhe tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
Që kur më ke lënë dhe s'të shoh ne jete!


Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua?S'të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë


S'rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s'më urreve
Atje tek rri janë qipariz' e varre
Kthehu të të shomë mos na lër përfare


Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
E ke lenë foshnje tani u bë burrë
S'arrite ta rritje s'të ka parë kurrë


Për ty shumë herë çoç do të më thotë
Por s'mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
Duke psherëtitur te zot' I vërtetë


O zot I vërtetë s'të erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
Të më keshe marrë do të qe më mirë
Dhe të rronte mëma të rriste të birë
Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë
Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
Doje dritë o qiell more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
Tani rroj pa shpresë ndaj s'dua të rroj
Se dhe perëndinë tani s'e besoj. Armiku im

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.
  Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...   Mos më thoni....

Mos më thoni se vdiq,
Mos më thoni se nuk është më,
I miri e i bukuri i nënës,
Është në zemër tashmë.
Mos më thoni, ku e qëlluan plumbat
Nëna e di, në kraharor
Çelën bozhuret e gjakut,
si lulëkuqet në dëborë.
Mos më thoni se s'vjen më,
Do e pres te pragu i derës,
E ai do t´vij si gjithnjë,
Sikur flladi i pranverës.

Do t´vij si agimi ditës,
Zemra e nënës do t´vij,
I ndritshëm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.
Mos më thoni se jam   e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do të vij me shokë netëve,
Pushkën do e var mbi shtrat

Mos më thoni se vdiq im bir,
Ai ka rën, por nuk ka vdekur    
Në udhën e lirisë për ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak për të arritur

Secili prej tyre kishte   mall për atëdhe,
Por mbi të gjitha një dëshirë
Ta zhdukin errësirën e rëndë,
Që Kosova t´jetojë e pamvarur dhe e lirë

Mos më thoni, asgjë mos më thoni,
Ai do të vij rishtas si agu i ditës,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë
Ai është mbi bjeshkët e Drenicës   Fragment dëshmorëve
            O ata t'lumtë, qi dhanë jetën,
            o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
            qi për Mbret e vend të Parëve,
            qi për erz e nderë t'Shqiptarëve
            derdhën gjakun tue luftue,
            porsi t'Parët u pa'n punue!
            Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
            but u kjofshin moti e stina,
            ak'lli, bora e serotina:
            e der' t' këndojë n'mal ndo' i   Zanë,
            e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,
            der' sa t'shndërisin diellë e   hanë,
            ata kurr mos u harrojshin,
            n'kangë e n'valle por u këndojshin.
            E njaj gjak, qi kanë dikue,
            ban, o Zot, qi t'jesë tue velue
            për m'ia xe zemrën Shqiptarit,
            për kah vendi e gjuha e t'Parit!
            Mos ta harrojme vepren e tyre.
            Amen. PARAJSA

O vëllezrë shqipëtarë!
Pa të zëm' udhën e mbarë,
T'i bijem pas urtësisë
Dhe dritës e diturisë,
Të mos rrimë n'errësirë,
Se nuk është pun' e mirë.
Neve që qemë njëherë
Në gjithë botët të ndjerë,
Dhe të par' e të lëvduar,
E të rënd' e të dëgjuar,
Trima të fort e të mirë,
Të rrimë sot n'errësirë.
. . . . . . . . . . . . .
Ishin trima prindit tanë,
Pa emrë përjetë lanë.
Aleksandr'i Math i ndjerë
Dhe shumë shokë të tjerë,
Q'ishinë me të të parë,
Qenë gjithë shqipëtarë.
Muntnë së pari Greqinë,
Pasdaj muntnë dhe Persinë.
Zunë dhe Hind e Afrikë
Burratë trima pa frikë.
Faqen e dheut e fituan,
Më çdo anë mbretëruan.
Selefqinjtë(1), Ptolemenjtë(2),
Gjithë ç'qenë të mbëdhenjtë,
S'qen' as grekrë as bullgarë,  
Ishin burra shqipëtarë.
Kombinë tën e nderuan
Dhe Evropën e shpëtuan
Nga kurt' i zi i Persisë,
Dh'i dhanë nder Shqipërisë.

Pirrua romanët mundi
E gjithë jetën e tundi.
Kostandin'i Math, q'i thonë,
Dh'ajy ish nga fara jonë.
Gjithë njerëzit e mbarë,
Thua, qenë shqipëtarë.
Shqipëtari ka lëftuar,
Dhe ajy ka mbretëruar.
Aleksandr' i Math Greqinë
E kishte bërë të tinë,
Me luft' e kishin marë
Prindit tanë kordhëtarë,
Pa në Thivë njerës lanë,
Thivasit u ngren' i vranë,
I vranë me të pabesë,
Pas zakonit të Moresë.
Shqipëtarët kordhëtarë
Thivësë i vunë zjarrë!
S'i kursyenë gjë zjarit,
Vetëm shtëpin' e Pindarit,
Se ish vjershëtor i ndjerë
Dhe i parë mi të tjerë.
Shqipëtarët pas Greqisë
Iu lëshuanë Asisë,
Njeri kurrë nuk i mundi,
As u qëndroi dot gjëkundi,
Gjithë përpara i vunë,
Faqen e dheut gjith' e zunë.
Burr' i math i Shqipërisë
Ndënji në fron të Persisë,
E arratisnë Daranë, { Darai III }
Njerëzi e ti e vranë!
Aleksandri dha lirinë,
E shpëtoi nga xgjedh' Asinë,
I dha nder dhe Shqipërisë,
Mëmës së ti, q'i dha sisë,
Përkujdesi njerëzinë
Dhe pruri qytetërinë,
Bëri udhë e qytetë,
Pru gëzim në gjithë jetë
Edhe sot Aleksandria
Na rrëfen punët e tija.
Evropën e ka shpëtuar
Nga njëxgjedh e mallëkuar.
Këto punë shqipëtarët
I bënë, ata të parët,
Ata të parëtë tanë,
Edhe emërë na lanë.
Edhe Pirroja ish burrë,
Që s'ka pasur shokë kurrë.
Ay romasit i mundi,
Italinë tër' e tundi;
Tekdo që kishte lëftuar,
Botën e kish tëmerruar.
Kshhu edhe shumë të tjerë
Shqipëtar' ishin të ndjerë.
Ishte mëm' e trimërisë
Edh' e zonj' e urtësisë
Shqipëria kurdoherë,
Që nxirte burra të vlerë.
Trima burra të vërtetë
Sa kanë qënë në jetë
Të gjithë ajo i polli,
Trimëria soje dolli.
Qe dhe një koh' e një ditë,
Që polli dhe perënditë,
I pat pjellë Shqipëria,
Pa u falej njerëzia,
Dhe besoninë qëmoti
Që në Shqipëri rrij zoti,
Vij rremet i njerëzisë,
E i falej Shqipërisë.
Tomori nuk ësht' i pakë,
Që nxjer dhe sot zë pa flakë,
Se rrininë perënditë
Ndë atë natë e ditë!
Prindit tanë i besonin
Perëndit' e s'i mërgonin.
Perëndi e trimërisë
Ishte mëm' e Shqipërisë.
Shqipëtari trim me fletë
Rronte gjithënjë në jetë,
Shigjet' e ti vrëngëllinte,
Vdekjenë me vet' e shpinte!
Perëndi e bukurisë
Me shijët të gjithësisë,
Q'ësht' e bardhë si dëborë
Nuk e lij kurrë Tomorë,
Flinte në shtratthit të artë
Shtat' i bardhë posi kartë.
Leshërat i kish të arta
Edhe faqezët të zjarta,
Ballë, gushë, krahëruar,
Llërë, pulpë, këmbë, duar,
Pej drite ishinë bërë,
Sikundër dhe trup' i tërë.
Si dëbor' e kishte gjinë,
Pa sill nër mënt bukurinë!
Kur kthehej e të shikonte,
Zëmrënë ta përvëlonte.
Zën' e kishte si bilbili,
Faqetë si trëndafili,
Diellin e urdhëronte,
Në gjit të saj perëndonte,
Në shtratthit të saj e vinte,
Edh' e mbant' e nuk e linte,
Tërë natën e pushtonte,
Pa në mëngjest e lëshonte.
Hëna këto duke parë,
Dhe duke tretur e tharë,
Ligej fort shum' e drobitej,
Kahënitej e venitej,
Se i haj zëmrën nakari,
Që djek i shkreti si zjarri.
Perëndi e bukurisë,
Q'i ip dritë njerëzisë,
Nga gjir' i saj dritë qitte,
Hënënë e përsëritte,
I ip pjesë bukurie
Edhe shij' e drit' e hije.
. . . . . . . . . . . . . . .
Dhe fqinjët e Shqipërisë,
Armikët e perëndisë,
Kshu treteshin nga nakari,
se ish burrë shqipëtari.
Sa mbretërë të dëgjuar,
Në Shqipëri të uruar,
Sa burra të fort' e trima,
Me vështrim si vetëtima,
Kan' ardhur e kanë shkuar,
Dh' emri s'u është haruar!
Me ta bashk' ish trimëria,
Dhe me ta ish urtësia,
Të dyj' ato mbretëronin,
Mëmëdhen' e lulëzonin,
Ish parrajsë Shqipëria,
Se ishte gjall mirësia.
Bukuri e perëndisë,
Perëndi e bukurisë,
Këmbergjëntë, leshflorinjtë,
Duke mbledhurë pëqinjtë,
Në Shqipëri tekdo shkelte,
Bari mbint' e gjethi çelte,
Dhe luletë lulëzonin,
E bilbilëtë këndonin.
Ajo dhe në re qëndronte,
Edhe nd'erë fluturonte,
Tekdo vij, ip bukurinë,
E përndante mirësinë.
Bëheshin mollëtë ftonjtë,
Portokaletë, lemonjtë,
Manatë, rrushtë, qershitë,
Fiqtë, arratë, lajthitë,
Pjeshka, thana, vadhja, shega,
Ulliri me shumë dega,
Gruri, misëri, peceli,
Elbi, tërshëra e meli.
Ish i veshur vëndi gjithë,
Dhe pill shumë pem' e drithë,
Drur'i dardhësë me dardhë
Ish si zonja sisëbardhë.
Nër fushatë luleshumë
Lumënj vrapmëdhenj pa gjumë
Shkoninë duke kënduar
Me kanisk të math nër duar.
Ata mëmë kanë renë,
E ajo ka atë denë.
Dheu, kafshëtë, bagëtia,
Shpestë, gjithë njerëzia,
Pin' ujët e tyr' e prëhen,
Dhe bimërat pa të s'bëhen.
Tek shkonte lum' i uruar,
Q'ishte si ar i kulluar,
Kafshëtë dhe bagëtia,
Lëçinin si mizëria.
Edhe grat' e Shqipërisë
Gjithë me foshnjë në sisë,
Sicila ish mbretëreshë
Dh'e bukur si pëllumbeshë
S'shihnje një gjë të shëmtuar
Dhe pa gas e të helmuar.
Edhe vashëzë mes'hollë
I kuqte faqja si mollë,
Dorën q'e kish pej ergjëndi,
S'e hiqte nga avlëmëndi,
Gjithë ç'i duhej në jetë,
I bënte të tëra vetë.
Në viset të Shqipërisë
S'kish gjë përveç mirësisë,
Moskamja dhe varfëria
E të tjera të këqija?
Kurrë në Shqipëri s'ishin,
Mase dhe emërë s'kishin.
S'kish as kurva as kurvarë,
as të liq kish as kusarë,
Gjithëkush vetë punonte,
E njeri nukë përtonte;
Sicili fort mirë shkonte,
Haj, pij dhe tepëronte;
Këto me djers' i fitonin,
Më shumë nukë kërkonin,
Se kish duk nga perëndia
Dhe uratë Shqipëria.
Ish shumë trim shqipëtari
Dhe i bukur si fill ari,
Si burratë edhe gratë
Ishinë trime me shpate,
Ish ligë vëllazëria,
Edhe besë miqësia.
Shqipëria gjithë nderë
Kisht' e ishte shum' e ndjerë.
Shqipëtari ish i mirë,
Dhe kish emër të pavdirë.
Shqipëria shum' e vlerë
Ish e madh' e gjat' e gjerë,
Se ahere s'ishin shqehtë,
As maxharëtë, as vllehtë,
Ishin gjithë shqipëtarë
Në atë kohët të parë,
Qeltëtë kishinë fqinjë,
Q'ishinë brinjë për brinjë.
Ishte një tjatrë jetë,
Shi t'artë shtininë retë,
Ish një ver' e gjithënjëshme
E një kohë shum' e bëshme,
Dhe në dimërë vërritë,
Që mbaninë bagëtitë,
Ishinë plot manushaqe,
Dheu kish bukuri mi faqe.
. . . . . . . . . . . . . .
Shqipëtar' ish i vërtetë,
Trim i bukur e i qetë,
Fjalënë që ip, s'e kthente
E s'doj kurrë të gënjente.
Të miratë gjithë ç'janë
I kishin prinditë tanë.
Bima pillte kallinj tetë,
Nëntë, dhetë, dymbëdhetë.
Të tërë dhenë ta rrihnje,
Plak të kërrusurë s'shihnje,
Veç kalliri unjte kokë,
Nukë dilte përmi shokë.
. . . . . . . . . . . . . . .
Vasha fill e vetëm shkonte,
Njeri kurrë s'e shikonte,
Në flori ngarkuar shkonje,
Gjësendi nukë pësonje.
Kish ahere Shqipëria
Gjithë ç'kërkon njerëzia,
Zot'i math e kish uruar,
Pa ishte fatbardhësuar,
Kishtej njerës të vërtetë,
Trima burra pa të metë,
Kish kamjen' e dashurinë,
Mirësin' e urtësinë,
Ish e tërë një fëmijë,
At' e mëm' e bir e bijë,
Kish bulmet e pem' e drithë,
Edhe të miratë gjithë.
Mijëra vjet kështu shkuan,
Shqipëtarëtë s'u ndryshuan,
Patnë gjith' ato që duhen,
Kishinë nder' e lirinë,
Pa dhe gjithë mirësinë,
Se njeriu e njerëzia
Ushqehenë nga liria.
Njeriu lindi i liruar,
Pasdaj e kanë penguar.
*
* *
Gjithë botënë romanët
E vunë poshtë, veç tanët
U pren' udhën' e s'i lanë,
Pa shumë lufëtra ngjanë.
U mbyt në gjak Shqipëria,
Po rop s'u bë njerëzia,
Nuk' u bë rop shqipëtari,
Po qëndroi si ish së pari!
Dha shpirtin e gjakn' e derdhi,
Në zgjedhë si kau s'erdhi,
Mburoi nderr' e Shqipërisë
Dhe sendrën' e njerëzisë!
Mbajti lirin' e ra vetë,
Trimërinë s'e la shkretë.
Pa kur erdhë egërsirat
Me të gjitha të pahirat,
Si hynë, shqeh e të tjerë,
Duke vrar' e duke prerë,
Të gjithë kombet' i zunë
Dhe në kurt të keq i shtunë,
Njeri përpara s'u dilte,
Gjithëkush udhën' u çilte.
Vetëm prindit trima tanë
"Gjer aty, barbar'!" u thanë.
Dhe kur erdhë nga Asia
Të shumë si mizëria
Tyrqitë, q'ishinë trima
Dhe binin si vetëtima,
Pa më thoni kush lëftonte
Edhe gjësendi s'pësonte?
Vall' elinët a bullgarët!
Apo neve shqipëtarët?
Njeri tjatërë s'kuxonte,
Veç shqipëtari lëftonte!
Ajy prap' e ka shpëtuar
Evropënë e verbuar.
Kush nuk e di Skënderbenë,
Që nderojti mëmëdhenë?
"Lum ti, moj Shqipëri!" thashë,
Armët e ti' kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë.
Dhe sot nga armët e tija
Kullon fjeshtë trimëria!
E di njerëzi e tërë
Atë zot ç'punë ka bërë
Kur hiqte Skënderbeu shpatë,
Trimavet u ipte datë!
Burra të veshur në hekur
Dhe luftëtarë të pjekur,
Q'ishin në luftë kaluar
Përmi kuaj të harbuar,
Kur hiq me kordhët të prehtë,
Q'ishte si pëndëz e lehtë,
Posi pjepërin i priste,
Në vdekje pa ndjer' i klliste,
Njerin' e kalën e çante,
Të dy më katër i ndante.
Mirësin' e trimërinë,
Dhe mëndjen, e urtësinë
T'ati zoti njeri kurrë
S'e ka pasur nonjë burrë.
Vet' ajy burr' e trim ishte,
Edhe shokëtë që kishte,
Si Tanushi me Uranë,
E Moisiu me Hamzanë,
Si Maneshi e Muzaka,
Që hidheshin posi flaka,
E si Lekë Dukagjini,
Si Perllati, si Mardini,
Zënëbisha, Araniti,
Gjon Koka, q'ish si hastriti,
Kont, prens, mbretër e të tjerë,
Burra të vler' e të ndjerë.
Qenë trima të vërtetë,
Nuk u bënë rop në jetë.
Opopo! ç'kanë lëftuar,
E ç'punë kanë punuar!
Sa mbretër e prensër qenë,
Njohnë të math Skënderbenë,
Zun' udhën e urtësisë,
Ishinë lark marrëzisë,
Për Shqipërinë lëftonin,
Madhëritë nuk' i donin,
Po kishin vëllazërinë,
S'e qasninë djallëzinë,
Pa lan'emërë përjetë,
Zotërinjtë e vërtetë,
Veç Shqipërinë mejtonin,
Të tjeratë i harronin,
S'kishin ata thashetheme,
Të këqija e të rreme,
Donin gjithë mëmëdhenë
Dhe kombin' e Skënderbenë,
Kush i rrij kundrejt Tyrqisë,
Veç burrat' e Shqipërisë,
As Sërbij' as Bullgaria,
As Elladha as Vllahia,
As Venetia qëndronte,
As tjatërë komp kuxonte.
Evropa ishte e shuar,
Njerëzit të mallëkuar,
Kishin vdekurë nga frika,
Nga Tyrqit' u binte pika,
U trëmpnë gjithë me radhë,
Dhe Vlladisla me Uniadhë,
Si gjithë këta të rinjtë,
Dhe papa e vyzandinjtë
Më një ditë Konstandinë
Tyrqit' e zunë dh'e pshinë,
Kostandinopoj' e ndjerë
S'u mbajt, po ra menjëherë.
Grekërit' ishin të vdekur,
S'hanin dot barut e hekur,
Le të mbahen me lëvdatë
Grekërëtë posi gratë,
Me fjal' e me thashetheme,
Janë të gjitha të rreme.
Kishte vdekur njerëzia,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s'kuxonte.
Kordhëtar tjatërë s'gjenë,
Tyrqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Tyrqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall' e lëftuan,
Gjith' Evropën' e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher' Evrop' e pabesë.
Rrëfe, o mal' i Sopotit!
Edhe ti, Tomor'i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes' e Beratit!
E ju, bregoret' e Matit!
Folë, fol' o Drin'i shkretë!
Q'i ke parë me sy vetë
Të tër' ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.
Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nukë ra në të këqija,
Se në kurt' kurrë s'ka rënë,
Poshtë njeri s'e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s'hyri kurrë.
. . . . . . . . . . . . . .
Nder' e vjeftënë e mbajti,
Dhe sedrënë nuk e ndajti,
Nuk e harroi mëmëdhenë
Dhe lirin' e Skënderbenë,
I huaj në vëndit tënë
S'shkelte dot, se nuk ish thënë
Retë muntte të përpinte,
Në Shqipëri s'munt të vinte;
Fill e vetëm shqipëtari
Udhëtonte si m'i pari,
Me mbledhët të pleqësisë
Shihej pun' e Shqipërisë
Ligë kishin të vërtetën,
Që sbukuron gjithë jetën,
Kishin udhë urtësinë,
Besë kishin njerëzinë,
Udhërëfenjës e dritë
Kishin gjithë mirësitë.
Gjithë sa qenë të parë
Dhe me mënt e kordhëtarë,
Q'i dhanë jetë Tyrqisë
E nder të math Shqipërisë,
Të tër' ishin shqipëtarë
Sa bënë punë të mbarë,
Si Qyprilit' e të tjerë
Burra me emr' e të ndjerë.
Shqipëtari mbretëronte,
Ajy lëftont' e gjykonte.
. . . . . . . . . . . . . .
Shqipëria ishte zonjë
E kishte të madhe pronjë,
Shqipëria kurdoherë
Ka nxjerrë trima të vlerë,
Mehmet Alin', Ibrahimnë,
Gjikënë, Gjolekë trimnë,
Rrapon e Ali Pashanë,
Silahdarë e Shkodranë
E shumë njerës të tjerë,
Si këta dhe më të ndjerë.
Ishte vash' e Shqipërisë
Ajo zonj' e urtësisë,
Dora Distra nga Përmeti,
Q'ish në diturit si deti.
Gjithë gravet u ka dhënë
Nder dhe mëmëdheut tënë.
E kush e bëri Morenë?
Gjithë shqipëtarë qenë.
S'ish shqipëtar Marko Suli?
Xhavella e Miauli?
Bubulina e Kanari?
Shqipëtar bir shqipëtari.
Me armët të Shqipërisë
Iu hoth themeli Greqisë,
Po grekërët e pabesë,
Që iu bënë zot Moresë,
S'e duanë shqipëtarë,
Kërkojnë t'i bëjnë varrë!
Po kush bën në këtë jetë
Varr' e shokut, bije vetë.
Nukë trëmbet shqipëtari
Nga greku e nga bullgari,
Nga Mal'i Zi, nga Sërbia
Nukë trëmbet Shqipëria.
S'trëmbet kurrë shqipëtari,
Dhe sot ësht' ajy i pari,
Bota gjith' e kanë parë
Në luftëra shqipëtarë,
Plevna, Shipka s'u harua,
Koha shumë s'u mërgua.
Neve muntmë venetjanët
Dhe barbarët e romanët,
Turqinë edhe Persinë,
Afrikënë e Hindinë.
. . . . . . . . . . . . .
Gjithë njerëzit e dinë
Kush e bashkoi Italinë.
Cilët për vdekj' e për kokë
Garibaldi kishte shokë?
Shqipëtar ishin të tërë,
Ata punë kanë bërë.
Edhe sot lul' e Tyrqisë
Janë djemt' e Shqipërisë,
Njerës t'urt' e të vërtetë,
Të ditur e pa të metë.
Edhe sot është i zoti
Shqipëtari si qëmoti,
Çdo punë që ka punuar,
Kurdo e ka trashëguar.
Këto të vërteta janë,
E të rrema brënda s'kanë
Njeriu po të mësonjë,
Këto do t'i kupëtonjë.
Eshtë fjalëz e vërtetë,
Që tjatërë komp në jetë
S'i arrin dot shqipëtarit,
Burrit trim e punëmbarit.
Ka nxjerrë e do të nxjerrë
Shqipëria kurdoherë
Burra t'urt'e të vërtetë,
Ka pasur dhe do të ketë.
I ka dhënë perëndia
Gjithë ç'donte Shqipëria,
Se e ka ngrehur përjetë
Zot i math e i vërtetë.
Shqipëria s'copëtohet,
Kurrë nukëvarfërohet,
Posi hëna përsëritet,
Kurrë nukë kahënitet.
. . . . . . . . . . . . .

Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
Jemi një fis e një farë,
Kemi të tërë një shpresë,
Një gjak, një gjuhë, një besë,
Besë kemi perëndinë
Dhe ligë vëllazërinë,
Jemi gjithë shqipëtarë,
S'jemi të çar' e të ndarë,
Jemi shtëpi e fëmijë,
At' e mëm' e bir e bijë.
Mëmë kemi Shqipërinë
Edhe motër urtësinë,
Kemi ndihmës trimërinë,
Mëm' e atë perëndinë,
Se asaj i prumë besë,
Të gjith' atje kemi pjesë.
. . . . . . . . . . . . . .
S'jemi as turq as kaurë,
Mos e thoni këtë kurrë,
S'jemi grekër as bullgarë,
Jemi vetëm shqipëtarë
Ky emërë na ep nderë,
Pa s'na duhenë të tjerë,
Kemi gjuhëzënë tënë,
Zot'i math na e ka dhënë,
Dhe komp e mëmëdhe kemi,
Të humbur në jetë s'jemi.
Ajy që s'do mëmëdhenë
Dhe kombin e vetëhenë,
Dhe gjuhënë që flet vetë,
S'është njeri i vërtetë.
Ata quhen tradhëtorë,
Janë të mjer' e të gjorë,
Faqezes e gënjeshtarë
Dhe të paqën' e të marrë,
E lenë mënjanë nderë
E lipin derë më derë
Ata janë posi berri
Edhe të ndyrë si derri.
Nder e vjeftë s'munt të ketë
Njeriu i tillë në jetë.
Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
Jemi një s'jemi të ndarë,
Kët' emërë mjaft e kemi
Dhe na ep nder kur e themi,
Eshtë emr'i Skënderbeut,
Emr'i gjithë mëmëdheut,
Me kët' emrë të bekuar
Tanëtë janë lëvduar.
Selenik e tatëpjetë
Ka qënë dhe do të jetë
Vënd'i tër' i Shqipërisë
Me ndihmët të perëndisë.
O ju fqinjtë e pabesë!
Mos bini me atë shpresë,
Shqipëria s'copëtohet,
Shqipëtari nukë ndrohet.
Ju e njihni shqipëtarë,
E kini parë më parë,
Po mos delni nga kufitë
Edhe lini marrëzitë.
Që të kemi miqësinë
Të gjithë dhe dashurinë,
S'ka njeri të marrë pjesë,
Për të zonë do të mbesë
I zoti 'shtë shqipëtari,
Ajy që ka qën' i pari,
S'ka njeri tjatërë pjesë,
Pa nukë ka besa-besë.
Shqipëria ka të zonë,
Q'e ka pasur gjithëmonë,
Me qënë gjall shqipëtari,
Ç'kërkon greku dhe bullgari?
Dhe Mal'i Zi e Sërbia
Ç'kërkojnë nga Shqipëria!
Hiquni, o të pabesë!
Se e zeza do t'u presë!
Djemt' e Skënderbeut përjetë
Janë burra të vërtetë,
Ç'e pandehtë shqipëtarë?
Të vdekur, q'i bëni varrë?
S'e dini ç'u ka punuar?
S'më ngjan t'i kini haruar.
Kush ia ka me të pabesë
Shqipërisë, do të vdesë,
Do të vdes' e të humbasë,
Nga nakari të pëlcasë,
Shqipëria do të rronjë,
Paskëtaj të mbretëronjë.
. . . . . . . . . . . . .
Në pastë nër shqipëtarë
Pakë grekër e bullgarë,
Pakë shqipëtarë janë
Vallë nëpër fqinjtë tanë?
Ne duam vëllazërinë,
Dashurin' e miqësinë,
. . . . . . . . . . . . .
Pa luftës s'i trëmbet kurrë,
Shqipëtari është burrë.
Edhe Evropa e tërë
Sonte me ne është bërë,
Se të drejtën ne e kemi,
Ne të zott' e vëndit jemi.
. . . . . . . . . . . . . .
Sot për sot Maqedhonia,
Thesprotia, Mollosia,
Dhardhania, Iliria,
Paravea, Haonia
Që u thoshinë qëmoti
Bota, po s'u thosh i zoti,
Bëjnë gjithë Shqipërinë,
Edhe fqinjtë ton' e dinë.
Tani, djemt' e mëmëdheut!
O të bijt' e Skënderbeut!
Ju, o vëllezër e shokë!
Pa mblithni mënttë në kokë,
Xgjuhuni, o shqipëtarë,
Se afëroi dit' e mbarë!
Mos vini veshnë në botë,
Si të dojë le të thotë.
Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
Jemi një komp e një farë,
Edh' e tërë Shqipëria
Eshtë një si perëndia.
Lereni mënjanë fenë,
Të shikojmë mëmëdhenë,
Të jemi miq në mest tënë
Dhe shokë, si kemi qënë,
Ta shtojmë vëllazërinë,
Dashurin' e miqësinë.
. . . . . . . . . . . . .
Jemi djemt' e mëmëdheut
Gjithë dhe të Skënderbeut,
Sicili le të besonjë
Sikundër të kupëtonjë,
Po feja të mos na ndanjë,
Në xgjedhë të mos na mbanjë.
Përpiqi për vethet tuaj,
Mos për bot' e për të huaj.
Eshtë dit' e diturisë
Sot e koh' e urtësisë
S'bën dot punë marrëzia,
Padija e foshnjëria,
Poshtë ndarja e nakari,
Qoftë lark nga shqipëtari,
Rroftë bashkimi përjetë,
Q'e fali zot'i vërtetë!
Ta kemi vëllazërinë,
Miqësin' e urtësinë,
Një fjalë gjithë të themi
E një dëshirë të kemi:
Të nderojmë mëmëdhenë,
Gjuhënë e vetëhenë,
Shqipërinë ta shpëtojmë,
Së gjithash ta lartësojmë
Atë kemi gjithë mëmë,
Në të huaj nuk' e lëmë
Pa njeri të mos kuxonjë
Ta pres' e ta copëtonjë.
Shqipëri, o jetëgjatë!
Ty të kemi mëm' e atë
Dhe për ty do të lëftojmë,
Gjersa të të trashëgojmë!
Për ty gjithë, dit' e natë,
Mejtohemi gjer' e gjatë.
Ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,
7 As drobitesh, as pengohesh.
Më ke gjithë bukuritë
E të tëra mirësitë:
Ke fusha me lule shumë,
Lumënj të mbëdhenj pa gjumë,
Male të lart' e të veshur,
Buzën' e detit të qeshur;
Gjithë gazë ta dha zoti,
Ta ka falur që qëmoti;
Më je dritëzë në dritë,
Me të gjitha mirësitë.
Për ty shumë do të thoshe,
O Nuseja bukuroshe!
Ti s'plake kurrë në jetë,
Posi perëndia vetë!
Vdekja edhe pleqëria,
Shëmëtimi, dobëtia,
Ty s'ta zënë dot pëqinë,
Mësa zënë perëndinë!
Ke pjell' aqë të vërtetë,
Sa s'nëmërohen në jetë,
Pa ke pjellë Skënderbenë
E gjithë trimat sa qenë.
Ke sot djem t'urt' e të mirë,
Trima me shumë dë shirë.
Nukë vdesin shqipëtarët,
Janë vet'ata të parët.
Dardha nënë dardhët bije,
Dit' e sotme qe dhe dije,
Nukë shuhet njerëzia,
Vdes e ëma, rron e bija,
Rron i biri, q'është vetë
I ati që qe ndë jetë.
Trëndafili, që ep er1%,
Çeletë sërish në verë.
Ju priftërë mjekër gjatë,
Q'u quan kombi uratë,
Uratë e perëndisë,
Q'është drit' e gjithësisë,
Munt të bëhi të pabesë
Për të mirët të Moresë?
............................
Hrroni dot mëmëdhenë?
E pse? Ç'e kemi Morenë?
Krishti grek nukë ka qënë,
Dhe besën ata s'e bënë.
Dhe ju hoxh' e ju dervishë
Mos shihni xhami e kishë,
Si kisha 'shtë dhe xhamia,
Tekdo është perëndia,
Pa të tërë njerëzinë
Zot' i math e ka të tinë,
Se përpara perëndisë
Nj'është tuf' e njerëzisë
Kush ka zëmrë të qëruar,
Munt të jet' ajy m'i çquar,
Se po vetëm urtësia
N'afëron te perëndia.
Ta doni keq perëndinë,
Po bashkë me Shqipërinë.
Shqipëri, të qofsha falë!
Të kam mëm' e më ke djalë,
Në gjit tënt ngrihem e bije,
Ti ke fuqi perëndie,
E mer në gjit bukurinë
Dh'e nxjer prapë kur hap gjinë.
Trëndafil' i kuq me palë,
Që nga gjiri yt ka dalë,
Është gjaku i një mbreti,
Që prëhje ndë gjit tënt gjeti.
Nga të mos nxjerç lule m'erë
Ti, që këllet kurdoherë
Ndë gji vetë bukurinë?
Gjithë tek ti ven' e vinë.
Parrajs' e vërtetë vetë
Është Mëmëdheu në jetë Poema e Mjerimit Kafshatë që s'kaperdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbet në fyt edhe të ze trishtimi,kur sheh fytyra të zbehta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijne duert e mpita dhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesendi, therin qiellin kryqet e minaret e ngurta, profetent dhe shejtënt ne fushqeta të shumëngjyrta shkëlqejnë.     E mjerimi mirfilli ndien tradhëti. Mjerimi ka vulën e vet te shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, sytë që e shprehin, buzët që me kot mundohen ta mshehin- janë femijët e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës, mbi të cilën hangri darkën një qen i pamëshirshem me bark shekullor, gjithmonë i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Po ka vetëm zhele, zhele fund e maje, flamujt e nji shprese te shkyemë dhe të coptuem me të dalun bese. . . . . . . . . . . . . . Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh, që t'apin litarin të shkojsh fillë e të varesh ose bahe fle e njërë paragrafesh. Mjerimi s'do mëshire. Por do vetëm të drejtë! Mëshirë? Bijë bastarde e etenve dinakë, të cilt në mënyrë pompoze posi farizejt I bijnë lodertisë me ndjet dhelperak tue ia lëshue lypsit një grosh të hollë në shplakë. Mjerimi asht një njollë e pashleshme në ballë të njerëzimit që kalon nepër shekuj. Dhe kere njollë kurrë nuk asht e mundshme         ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.--------------------------------------------------------------------------------KANGËT E PAKËNDUEMEThellë në veten teme flejnë kangët e pakënduemetë cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori,të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnuememe shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori.Thelltë në veten teme kangët e miajesin...e unë jam vullkani që fle i fashitun,por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitunnë një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?Jo! Jo! Se liria filloi me lulzuedhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.0 kangët që fleni reliktet e miaq'ende s'keni prekun as një zemër të huej,vetëm unë me ju po kënaqem si fëmiaunë- djepi juej; ndoshta vorri juej.--------------------------------------------------------------------------------RECITAL' MALSORIT0, si nuk kam një grusht të fortët'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -n'agoni të përdihet si vigan i vramë.Unë - lugat si hij' e trazueme,trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,endem mbi bark të malit me ujën e zgjuemedhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.Mali hesht. Edhe pse përditëmbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.Mali hesht - dhe në heshtje qesh.E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh--------------------------------------------------------------------------------                         BLASFEMINotojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tynedhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,krahët i kanë varë pa shpresë-simbojt e shpresave të humbuneme klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.   kthehu mbrapa View High Resolution
Order Prints & Gifts
Create Your Own Site